Ronaldo, Messi and Iniesta nominated by UEFA for best player

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe dyshja e Barcelonës, Lionel Messi dhe Andres Iniesta, janë në listën e ngushtë të të nominuarve për lojtarin më të mirë në Europë sipas UEFA-s.
Votat e 53 gazetarëve sportivë të licencuar nga UEFA vendosën që kjo treshe të shkojë në votim përfundimtar më 30 gusht në Monaco në shortin e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Messi e fitoi çmimin për lojtarin më të mirë në Europë në vitin 2011 dhe konsiderohet favorit që ta fitojë atë përsëri për shkak të numrit rekord të golave të shënuar.